Financimi i Projekteve që Adresojnë Nevojat e Komunitetit
Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZÇK) ka çdo vit një shumë të të hollave që ti përdorë në mënyrë strategjike për të mbështetur projektet për komunitetet. Mënyra strategjike nënkupton se këto fonde duhet:
- Të mbështesin politikat e artikuluara nga Zyra për Çështje të Komuniteteve;
- Të adresojnë zbrazëtitë në implementimin e legjislacionit dhe politikave të cilat ZÇK i ka identifikuar përmes nismave të saj;
- Të financojnë fushat të cilat nuk mbulohen nga donatorë të tjerë.
Një aspekt tjetër kyç është roli që ZÇK luan për sigurimin e fondeve nga donatorë të tjerë për të siguruar implementimin e projekteve jetike për komunitetet. Kur ZÇK identifikon një projekt të rëndësisë së veçantë, ajo kontakton institucionet e tjera dhe organizatat donatore dhe përpiqet ti bindë ata të investojnë pjesë të fondeve të tyre për realizimin e këtij projekti. Në vitin 2009, ZÇK ka siguruar 1.3 milionë euro fonde për projekte për komunitetet.
Në këtë pjesë, ju do të gjeni informacione mbi prioritetet e planifikimeve të ZÇK, në veçanti për fushat ose çështjet të cilat ZÇK dëshiron ti adresojë përmes përdorimit të fondeve të saj, ftesës për propozime të shpallura nga ZÇK, përfshirë edhe tekstet të cilat shpallen për secilën ftesë, formularët e aplikimit dhe mostrën buxhetore, dhe në fund, Përmbledhjen e Fakteve për Projektin, e cila ofron detaje dhe informacione të hollësishme për secilin projekt të financuar në të kaluarën ose që është në jetësim e sipër.