Shpallje publike per zbatimin e Mases 9 per Rimekembjen Ekonomike
Shpallje publike për zbatimin e Masës 9 për Rimëkëmbjen Ekonomike
Në përputhje me Programin e Qeverisë për Rimëkëmbje Ekonomike (PRE), Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, ka përgatitur një plan detal për zbatimin e këtyre masave me fokus në komunitetet jo-shumicë.
Ky plan përmban objektiva konkrete, mënyra e zbatimit të Masës 9 (“përmirësimi i jetës së komuniteteve jo-shumicë dhe rimëkëmbja e tyre ekonomike”), si dhe kritere të qarta për shfrytëzuesit, kushtet e aplikimit dhe formati i Komisionit për vlerësim, zbatim dhe monitorim të procedurës për realizimin e masave.
Me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike prej pasojave të shkaktuara nga pandemia e virusit COVID-19, Zyra për Çështje të Komuniteteve do të realizojë konkurs për organizatat joqeveritare dhe ndërmarrjet e vogla me fokus në këto objektiva:
Objektivi 1: Sigurimi i nevojave themelore të jetesës për personat në nevojë nga radhët e komuniteteve jo-shumicë
Lot 1.Dërgesa e pakove me gjëra themelore ushqimore për personat në nevojë;
Dërgesa e pakove me produkte themelore higjienike për personat në nevojë.
Objektivi 2: Zbutja e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia e virusit COVID-19 ndaj ndërmarrjeve të vogla
Lot 2 Ndihma financiare për ndërmarrjet e vogla dhe familjare të cilat kanë pësuar nga virusi COVID-19. Ndihma për punësimin e punëtoreve të komuniteteve jo-shumicë
Objektivi 3: Ofrimi i shërbimeve të gerontologjisë personave në nevojë nga komunitetet jo-shumicë
Lot 3 Ndihmë për personat e braktisur, të sëmurë dhe në moshë në formë të shërbimeve të gerontologjisë, ku gjithashtu është paraparë edhe ndihma psikologjike;
Zyra për Çështje të Komuniteteve objektivat e lartpërmendura do t’i arrijë përmes thirrjes publike për dorëzimin e propozim projekteve për organizatat joqeveritare dhe ndërmarrjet e vogla, të cilat do t’i realizojnë aktivitetet në territorin e Kosovës.
Plani për zbatimin e Masës 9 për Rimëkëmbjen Ekonomike, u aprovua në mbledhjen e Qeverisë, me datë 07.10.2020.
Fillimi i zbatimit të aktiviteteve të propozuara nga organizatat joqeveritare dhe ndërmarrjet e vogla do të jetë më së voni deri në fund të vitit 2020.
Kriteret e përgjithshme për shfrytëzuesit, kushtet e aplikimit dhe formati i Komisionit për vlerësim, zbatim dhe monitorim të procedurës për realizimin e masave, gjenden të bashkëngjitura në shtojcat e kësaj thirrje.
Të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim për OJQ, mund t’i gjeni këtu
Të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim për biznese të vogla, mund t’i gjeni këtu